Ristani: Kryebashkiaku i inkriminuar humbi koburen

 

Partia Demokratike u është rikthyer akuzave në adresë të kryebashkiakut socialist të Krujës, Artur Bushi, pas një ngjarjeje të pazakontë që lidhet me humbjen e vulës së institucionit që drejtohet nga Bushi.

Nga selia e PD-së, Ristani shkoi edhe më tej teksa deklaroi se Artur Bushi, ka humbur në lokalet e natës vulën e institucionit dhe një armë pistoletë me të cilën qarkullonte.

”Kryebashkiaku i Edi Ramës, Artur Bushi, i proceduar nga policia italiane për trafik droge, bredh nëpër lokale nate me pistoletë në brez dhe me vulën e institucionit që drejton me vete”, – tha Ristani.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të selisë rozë, Bashkia e Krujës po drejtohet nga një i inkriminuar që shkel ligjin duke marë me vete vulën e institucionit.

Reagimi i selisë blu erdhi pasi u bë publik denoncimi i bërë në 29 shtator nga kryebashkiaku Artur Bushi në komisariatin e Krujës për humbjen e vulës dhe disa sendeve të tjera personale.

Referuar dëshmisë së dhënë, Bushi pretendon se vulën e mbante në çantë, për faktin se gjatë kësaj kohe bashkia nuk ishte e sigurt.

Ai u ka thënë oficerëve se dyshosn se ka humbur vulën gjatë kohës kur ka zbritur nga automjeti. Pasi kishte zbritur ai kishte konstatuar mungesën e vulës së institucioniet dhe dokumenteve të tjera personale.

SHKARKO APP