Ristani: Përgjegjës Rama për krimet, policia vërsulet ndaj të varfërve. Reagon MPB

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ne emër të kësaj force politike, reagoi për ngjarjet e rënda ditën e sotme, ku ka pasur 3 viktima në Tiranë dhe 1 të plagosur në Durrës. Sipas Ristanit, këto ngjarje dëshmojnë se rendi dhe siguria janë në gjendje kritike në Shqipëri dhe pasiguria për qytetarët po rritet çdo ditë. -“Ky është realiteti që po jetojmë, por duhet të kujtohemi se ende disa ngjarje nuk dalin në media, pasi krimet kundër jetës e pronës, grabitjet me maska, aksidente tragjike, po ndodhin çdo ditë, dhe sidomos ato të periferive dhe rretheve të largëta policia nuk i raporton.“- tha Ristani, i cili shtoi se kjo vjen drejpërdrejtë si pasojë e shfokusimit të policisë nga detyra e saj kryesore, dhe përqendrimi tek porositë, urdhrat dhe aksionet propagandistike të Edi Ramës. – “Partia Demokratike kërkon me vendosmëri që  Policia e Shtetit të rikthehet në rolin e saj kushtetues, e të refuzojë përdorimin politik. Të shërbejë për qytetarët e për sigurinë e tyre, dhe jo për propagandën e Edi Ramës. Krimi po rritet e po fiton terren.Kjo është një përgjegjësi e rëndë nga e cila nuk do të mund të shpëtojnë dot ata që e kanë për detyrë ta luftojnë krimin. Ne nuk do të lejojmë që kronika e zezë të kthehet në një normalitet për vendin tonë.”- tha Ristani.

Reagon Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme, në një deklaratë për shtyp, hedh poshtë akuzat e PD-së, dhe ish-zv.ministrit të këtij dikasteri para zgjedhjeve të 23 qershorit,  duke pretenduar se: – “këto deklarata  kanë për qëllim të vetëm hedhjen e baltës mbi punën e Policisë së Shtetit, duke synuar krijimin e frymës së pasigurisë në vend për qëllime krejtësisht politike”.MPB thekson se Policia e Shtetit është në krye të detyrës më shumë se asnjëherë tjetër në historinë e saj. – “Më shumë se deklaratat politike, dëshmi më e plotë e kësaj janë vetë rezultatet.Vetëm në muajin tetor 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë regjistruar këto rezultate:

66.7% më pak vrasje

10.6% më shumë persona të proceduar për krime ekonomike

11% më pak të vrarë nga aksidentet

233% të proceduar për pastrim parash

71 ,4% më pak vjedhje me armë

233% persona të proceduar për korrupsion

36, 1% më pak vjedhje të bizneseve

11% më pak shkatërrim prone me eksploziv

206 persona në kërkim janë kapur vetën në tetor 2014

Policia e Shtetit siguron qytetarët se angazhimi i saj është maksimal dhe kërkon partneritetin e tyre në këtë luftë të përbashkët e të vështirë me krimin. Në të njëjtën kohë  i bëjmë thirrje PD-së, të mos bëjnë politikë me Policinë e Shtetit duke inkurajuar kriminalitetin. Ne mbetemi të vetëdijshëm se siguria dhe shteti ligjor‎ ndërtohen me veprime konkrete dhe bashkëpunim, ndaj në këtë kontekst , PD mbetet e mirëpritur të japë kontributin e saj jo me akuza dhe deklarata politike, por me sygjerime dhe alternativa që domosdoshmërisht janë detyrë edhe e punës së opozitës së një vendi demokratik.” Ishte i tillë raagimi i Ministrisë së Brendshme.

SHKARKO APP