Ristani: Vetëm sot 6 grabitje

Numri dy i PD-së, Arben Ristani, e sheh me shqetësim, situatën e rendit në vend dhe njëhërësh, bëhet ironik ndaj dy personave kryesorë përgjegjës për këtë gjendje: Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që e emërton “kryepolic” dhe Kryeministrit Edi Rama, “kryerilindas”

“Vetëm sot, 6 grabitje me armë, – numëron Ristani në mesazhin e tij në Fb. – Gati 4 milionë euro iu vodhën bankës, pardje. Ndërkohë, ministri kryepolic nuk kap dot tritolvënësit në familjen e tij.

Po të pyesësh kryerilindasin, ai me siguri do të thotë se rendi dhe siguria në Shqipëria është në gjendjen më të mirë të 20 viteve të fundit,” shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?