Rithemelimi kërkon largimin e Veliajt, Argita Malltezi: Një skandal, është vr*rë reagimi qytetar

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës flet në lidhje me protestën e organizuar nga Aleanca për Teatrin dhe e mbështetur nga Rithemelimi përpara Bashkisë së Tiranës, ku mes të tjerash të pranishmit kërkuan dhe dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Malltezi deklaroi se gjëja më e rëndë që ka ndodhur në vendin tonë është vrasja e reagimit qytetar, teksa shtoi se ajo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, ku SPAK ka arrestuar disa prej ish-funksionarëve të lartë, është një skandal që nuk mund të mbyllet lehtë

“Çdo protestë ka synim ndërgjegjësimin e masës. Gjëja më e rëndë është vrasja e reagimit qytetar. Duhet protestuar fuqishëm dhe mjetet janë një diskutim tjetër. Është shumë e rëndësishme që u bë ky organizim. Shpresoj t’ia arrijë qëllimin. Ajo që ka ndodhur është skandal dhe që do të jetë në kryefjalën e opozitës në të ardhmen e afërt”, tha Malltezi në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?