Robert Budina: Nuk kemi siguri që këta nuk do të lidhen sërish me privatin dhe ta shembin Teatrin

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në TV Ora, regjisori Robert Budina tha se bashkia Tiranë është tërhequr në një veprim tinëzar nga ndërtimi nga privati i Teatrit.

Sipas tij, nuk është e sigurt që bashkia dhe qeveria nuk do të lidhen sërish me privatin dhe ta shembin teatrin.

Robert Budina: Duke parë situatën që të gjithë u dolën kundër, bënë këtë veprim që është një veprim tinëzar. Nga e dimë ne që këta nuk do të lidhen sërish me privatin dhe e shembin teatrin. Ne e dimë që qeveria bën çfarë të dojë, bën ligje antikushtetuese dhe akte normative. Këtu ka ngelur vetëm vullneti dhe dëshira e sulltanit. Ne i dërguam në SPAK në 31 dhjetor, çka tregoi se nuk ka kontratë. Prandaj u tërhoqën se mund t’u dilnin të palarat. Në këmbë protestën e teatrit e mbajnë vetëm njerëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?