Roberta Metsola rizgjidhet si Presidente e PE, urimi nga Basha: Një ogur i mirë për Shqipërinë

Lulzim Basha ka uruar presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Basha shkruan se rizgjedhja e saj është një ogur i mirë për Rajonin dhe Shqipërinë, me shpresën e madhe që me një angazhim të përbashkët t’i bashkohemi familjes evropiane brenda këtij mandati.

Urime Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Shumica dërrmuese e votave që ajo mori është tregues i lidershipit dhe punës së shkëlqyer që ka bërë më parë, si dhe besimit që ajo frymëzon për këtë mandat të ri plot sfida dhe pritshmëri të mëdha”, u shpreh Basha.

“Rizgjedhja e saj është një ogur i mirë për Rajonin dhe Shqipërinë, me shpresën e madhe që me një angazhim të përbashkët t’i bashkohemi familjes evropiane brenda këtij mandati”, theksoi Basha në një postim në platformën X.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?