Roboti vrasës mbërrin në Shqipëri

Ditët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ndezur një debat i gjerë: A kanë të drejtë robotët të vrasin njerëz?

Ky debat lindi pasi ishte pikërisht një robot i komanduar, ai i cili kreu një shpërthim të kontrolluar që i mori jetën atentatrit të Dallasit, që vrau 5 agjentë policie, duke kryer masakrën më të madhe në radhët e policisë amerikane që prej 11 shtatorit 2001.

Tani duket se ky robot ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eshtë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila duke publikuar disa fotografi në rrjetete sociale të robotit në fjalë, bën të ditur se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë hyrë në rrugën pa kthim të modernizimit. Shëndeti dhe jeta e efektivëve të kompanisë EOD do të jetë më e sigurt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ekipi amerikan ‘I-robot packbot’ ka ‘zbarkuar’ në Komandën Mbështetëse. ‘Skuadra e bombave’ e Forcave të Armatosura ka nisur trajnimin për përdorimin dhe mirëmbajtjen e Robotëve EOD”, – shkruan Kodheli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?