Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Roland Qafoku: Të dashur sovranistë! Ambasadori Eric Wendt do rikthejë SHBA-në në Shqipëri

Roland Qafoku: Të dashur sovranistë! Ambasadori Eric Wendt do rikthejë SHBA-në në Shqipëri

Aktualitet
E enjte, 21 Maj 2026 16:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Roland Qafoku

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Atyre politikanëve të majtë dhe të djathtë që u diqte barku për sovranitetin shqiptar ndaj SHBA-ve. Atyre politikanëve dhe që deklaronin se ç’punë ka SHBA me punët në Shqipëri. Atyre që rrinin pas ekranit të kompjuterit me duart në tastierë dhe që shkruanin të ekzaltuar se më në fund e thyen mitin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. Atyre që denigruan pothuajse çdo ambasador amerikan, nga burra si Chris Hill e deri te Donald Lu dhe nga gra si Marisa Lino e deri te Yuri Kim, me ofeza vulgare personale nga më të turpshmet. Atyre që hapën shampanjën kur SHBA shpalli politikën e përkohshme për të mos qenë pjesë e politikave të brendshme të shteteve të ndryshme, përfshi edhe Shqipërinë.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 3 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 4 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 4 orësh

Nga dje ka një lajm të keq për ta dhe të mirë për Shqipërinë: Në Tiranë pritet të mbërrijë shumë shpejt si shef i ambasadës amerikane Eric Wendt, një gjeneral me 3 yje mbi supe dhe 11 medalje të varura në gjoks që për 34 vjet shërbeu si ushtarak aktiv i përgatitur për luftë dhe që gjsat ajnë që do ti hedhë ujë çdo flake që u ndez në këto vite ndaj diplomacisë amerikane në Shqipëri. Si mazhoranca dhe opozita duhet të dinë mirë se sesioni i ri politik do ketë një arbitër politik si kurrë më parë, por mbi të gjitha një mbështetës të lufës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe veçanërisht luftës ndaj trafikut të drogës. Se këto cic-micet e politikës së ditës për të janë “bukë e thatë me djathë të bardhë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me nisjes e punës prej Wendt, unë nuk e besoj që do ketë ndonjë ministër që të njoftojë me shpoti se ambasadori amerikan do vijë, apo do iki, siç bëri ministrja Xhaçka me Yuri Kim. Ashtu siç nuk besoj se do ketë ndonjë politikan që ta quajë SPAK organizatë kriminale dhe të krijuar nga ambasadori amerikan për interesa personale. I diplomuar për marinë si dhe për shkenca dhe arte, por mbi të gjitha me një aktivitet ushtarak si oficer komandant i sa e sa operacioneve pjesë e NATO-s, ai do jetë një kockë e fortë për çdo politikan shqiptar që do përpiqet ta ketë kundërshtar atë.

Ka një fakt interesant me Wendt. Ai është ambasadori i dytë me profesion ushtarak në histori që SHBA ka dërguar në Tiranë. A ju kujtiohet ambasadori James Jeffrey? Me një të folur lakonike dhe ndonëse me një shqipe modeste ai tha qartë dhe prerë gjatë detyrës në Tiranë më 11 janar 2003: Baronë të krimit, ne e dimë ku fshiheni. Ose deklarata tjetër edhe më e fortë se e para e dhënë më 5 prill 2003: Krimi i organizuar është kërcënimi më i madh për Shqipërinë.

Pa mbaruar mandatin në Tiranë, presidenti George Bush e thirri në zyrë Jeffrey-n dhe i tha: Të kam emëruar zëvendësambasador në Irak. Jo vetëm që ishte ambasada më e madhe me 250 punonjës por në atë kohë ishte ambasada amerikane më e rëndësishme në Botë për shkak të zhvillimeve atje. Pak a shumë këtë profil do ketë edhe Eric Wendt. Mbi të gjitha Wendt do vijë me një mision të posaçën në Tiranë: Të rikthejë SHBA-në, jo vetëm pas tri viteve mungesë të një titullari të ambasadës me detyrën e ambasadorit, por edhe të rikthimit të prezencës aktive të politikë amerikane në Shqipëri. Boshllëku i krijuar në këto tri vite solli aq pasoja të rënda për politikën shqiptare saqë shumë e shumë probleme kanë rrëshkitur drejt humnerave dhe vendi ka bëra hapa pas.

Është për tu theksuar se në 104 vjet marrëdhënie diplomatike ShBA-Shqipëri, Eric Wendt do të jetë drejtuesi i 25-të i ambasadës amerikane në Tiranë, ose i 11-ti me titullin Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë. Kujtojmë se 5 drejtues të ambasadës kanë qenë me titullin Ministër Fuqiplotë dhe i Dërguar i Jashtëzakonshëm, 1 ishte Komisioner, 2 ishin drejtuesë misioni dhe 6 ishin Të ngarkuar të Përkohshëm me Punë.

Etiketat e lidhura

Eric WendtRoland Qafoku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.