Roshi forcon mbrojtjen, i vjen avokat nga Italia
Mbërrin nga Italia avokati i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, tashmë i arrestuar për shkelje të ligjit të dekriminalizimit duke falsifikuar dokumentet.
Françesko Paulo Sisto thotë se Roshi nuk ka fshehur të dhënat për dënimin për përdhunim në Itali, pasi sipas tij Kryebashkiaku nuk ishte në dijeni të një vendimi të tillë.
“Kam ardhur në mënyrë të posaçme nga Italia me përgjegjësinë për të mbrojtur një Kryebashkaik shume te dashur nga populli. Leximi i këtij ligji është i rëndë dhe i papranueshëm.Lidhur me Elvis Rroshin ligji është aplikuar në mënyrë të padrejtë. Ligji është antikushtetues.Është vepër penale e kryer nga një minoren dhe proçesi është kryer pa dijeninë e tij. Kur Rroshi ka bërë atë deklaratë nuk dinte asgjë”, ka pohuar ai.
Më tej, avokati i Rroshit shpreh bindjen se Gjykata Kushtetuese shqiptare do të ndërhyjë.
Elvis Rroshi akuzohet gjithashtu se ka fshehur të dhëna që tregojnë se është dëbuar nga Italia e Zvicra, madje ka përdorur dhe 5 emra të ndryshëm në vende të Europës.
KOHA JONË SONDAZH

