Roshi: Kam mbajtur qëndrim të fortë opozitar, nuk mora pjesë në zgjedhjet lokale
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati për deputet Artur Roshi u shpreh se ai ka mbajtur qëndrim dhe nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale.
Roshi: Rroshi tradhtar? Kam qenë në parlament, por kam qenë e vetmja parti që nuk kam marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Kam mbajtur qëndrim të fortë opozitar dhe qëndrimet e mia kanë qenë të njehsuara me opozitën jashtë parlamentit. Kam gjetur përkrahje nga njerëzit. Moralin politik unë e kam patur gjithmonë.