Roshi në qelinë VIP, kërkon xhel për flokët

Elvis Roshi e ka kaluar natën e parë në qelinë VIP në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku më parë ka qëndruar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani, prokurori Haxhi Giu e ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.

Siç raporton “Report Tv”, porositë e Roshit drejtuar familjes kanë qenë për ndërresa, xhel flokësh, shampo e pastë rroje.

Ndërsa mësohet gjithashtu se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, familjarët i kanë sjellë ushqime atij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elvis Roshi u arrestua pasditen e djeshme nga forcat e policisë së komisariatit të Kavajës, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që dha “arrest me burg” për kryebashkiakun e Kavajës. –Tema.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?