Roskovec/Burri godet gruan më thikë, policia zbardh ngjarjen
Një tjetër grua pre e dhunës. Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Roskovec të Fierit, aty ku Liljana Hataillari, 53-vjeçe ka mbërritur e plagosur rëndë në spitalin e qytetit.
Burime nga policia thanë se sot rreth orës 10:45, në lagjen numër 2 në Roskovec, Shefit Hatiallari, 56-vjeç, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij Liljana Hatiallari, 53-vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se 56-vjeçari ndodhet në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

