Roven Zeka nuk fal asnjeri, shkele rregullat e qarkullimit rrugor, ndëshkohesh. Makina merret me karotrec!

Roven Zeka është shefi kryesor për policinë e qarkullimit rrugor. Ai rri 24/7 në krye të detyrës. Shërbimet e Policisë janë të angazhuar për eliminimin e pengesave artificiale që ndikojnë në lëvizjen e  lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Në vijim të masave të shtuara nga Policia Rrugore e Tiranës  në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 së bashku me  shërbimet e Komisariatit të Polciisë Rrugore  Tiranë kanë vijuar zbatimin e  planit të masave duke shtuar monitorimet në rrugët e brendshme të kryeqytetit me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të  automjeteve që bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjeteve të tjera dhe këmbësorëve si dhe krijojnë trafik në lëvizje për shkak të parkimit në mënyrë të gabuar.

Si rezultat i monitorimeve, në zona të ndryshme të Tiranës, janë spostuar me mjet ngritës 15 automjete, duke e çuar numrin në 65 automjete të spostuara me mjet ngritës dhe dërguar në pikën e bllokimit të Komisariatit të Policisë Rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet e tilla në të gjithë territorin e Tiranës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera apo për lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore pasi automjetet që do të konstatohen do zhvendosen me mjet ngritës në pikën e ruajtjes.

Ndërkohë masat e forta nga policia rrugore kanë ndëshkimin e “fortëve”, duke iu marrë makinat dhe gjobitur në masat ekstreme. Kjo ka sjellë që drejtuesit e mjeteve të jenë kujdesshëm. Por prapë ka shkelës ligji, që policët rrugor nuk i falin; iu marrin makinat me karrotrec.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?