“Rr.Kavajës”, plagosin policin dhe i marrin pistoletën

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me kaçavidë mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30. Ngjarja ka ndodhur te parku i vjetër i autobusëve, tek kryqëzimi që lidh rrugën ‘Babë Rexha’ me Kongresin e Lushnjës.

Lajmi konfirmohet për News24 nga banorë të zonës, dëshmitarë në ngjarje, ndërsa policia ende nuk e ka konfirmuar si rast. Efektivi i identifikuar me emrin Alban është plagosur në krahun e majtë, ndërsa banonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se efektivi ka tentuar të marrë pistoletën që kishte në çantë, por autorët ia kanë marrë duke ia drejtuar atij. Autorët e dyshuar kanë marrë me vete pistoletën e efektivit dhe janë larguar me shpejtësi. Paraprakisht konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?