Rragami në Shkodër ”thith” turistët! Të huajt: Fantastike! Udhëtim me varka drejt Komanit e lumit të Shalës

Rragami është një mrekulli e natyrës dhe Zotit që gjendet vetëm 13 km larg qytetit të Shkodrës ka marrë një hov zhvillimi 3 vitet e fundit.

Falë dëshirës për të zhvilluar zonën, banorët dhe jo vetëm, kanë promovuar këtë pikë turistike, dukë bërë që sot të tërheq me mijëra turistë përgjatë gjithë vitit. ”Nuk është hera e parë në Shqipëri por në këtë zonë, është hera e parë që vij. Është shumë bukur këtu, gjithçka është e freskët. Njerëzit janë shumë të mirë, shumë miqësore”.

Listës së shërbimeve në zonë, tashmë i shtohet edhe udhëtimi me varkë, për në Koman zgjat rreth 60 minuta. Pamja që të ofrohet gjatë lundrimit është e jashtëzakonshme. Amortizimi i rrugës së Komanit, nxiti sipërmarrësit vendas të krijojnë këtë linjë ujore për transportin e turistëve që duan të vizitojnë jo vetëm Komanin, por edhe lumin e Shalës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë pozitive transportin me varka e shohin edhe menaxherët e bizneseve të zonës, të cilët e kanë më të lehtë mbërritjen në destinacion. Vizita mund të përqendrohet edhe në ishujt përreth, të cilët kanë histori qindra vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?