Rrahën me mjete të forta 56-vjeçarin, arrestohen 4 persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 shtetas. Në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale: P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Sipas policisë, shtetasit e lartpërmendur në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë.

Mbi të arrestuarit do rëndojë vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?