Rrahin dhe marrin peng fqinjin e tyre në Durrës, Prokuroria kërkon burg për dy të rinj
Prokuroria ka çuar për gjykim dy persona të akuzuar për vjedhje me dhunë e heqje të lirisë. Dosjet e tyre janë dërguar për Gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Ilirjan Toshin, i datëlindjes 1991, lindur në Kukës dhe banues po aty, si dhe për Flamur Popoçi, i datëlindjes 1984, lindur në Rashbull Durrës dhe banues po aty.
Këta shtetas kanë dhunuar e marrë peng fqinjin e tyre e më pas e kanë kërcënuar se do ta vrisnin nëse ky I fundit nuk iu dorëzonte nga 1 mijë euro për kokë.
KOHA JONË SONDAZH

