Rrahja e avokatit, kolegët bllokojnë gjykatat në shenjë proteste

Rrahja e avokatit Ilia Ilia, ka shkaktuar revoltë tek kolegët e tij. Kjo ngjarje e rëndë ka bërë që kolegët e avokatit të bllokojnë gjykatat në shenjë proteste. Avokatët e Durrësit do të bllokojnë gjykatat 2 ditë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Ilia Ilia.

Ata kanë dalë me një deklaratë për shtyp për mediat ku kanë vendosur që me datë 26 dhe 27 korrik të ndërpresin të gjitha proceset gjyqësore në Durrës dhe Kavajë. Ata kërkojnë nga organet kompetente zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

”Dhoma e avokatisë Durrës dënon dhunën e përdorur ndaj avokatit Ilia Ilia, më datë 19.07.2018, si dhe çdo akt dhunë të ushtruar ndaj çdo personi për të ushtrimit të detyrës së tij. Zbardhja e kësaj ngjarje i mbetet organeve kopetente të policisë dhe prokurorisë, por nga ana jonë si dhomë avokatie për ngjarjen e mësipërme shprehim indinjaten tonë, duke reaguar si më poshtë; Më datë 26 dhe 27.07.2018 të gjithë avokatët e dhomës në shenjë proteste nuk do të marrin pjesë në gjykimin e çështjeve penale, civile dhe administrative që do të zhvillohen në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, në gjykatën administrative Durrës, në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, si dhe në gjykatën e Apelit, duke marrë pjesë vetëm në çështjet penale që lidhen me masat e sigurimit personal. Këtë vendim dhoma e avokatisë Durrës e mori në mbledhjen e saj të datës 23.07.2018”,-thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilia Ilia ka qenë duke biseduar me një person tjetër, i identifikuar si Sadik Lasku, inspektor policie në Durrës, kur aty afrohet një prej dhunuesve. Pasi avokati shkëputet nga Lasku, bisedon për pak sekonda me dhunuesin, i cili më pas e godet me grusht në fytyrë. Në ndihmë të agresorit shkon edhe një person i dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Inspektori i policisë, Lasku, ka tentuar t’i ndajë palët në konflikt, ndërsa dy autorët largohen me vrap. Sipas avokatit Ilia, një prej dhunuesve quhet Edmond Voga. Ilia Ilia në momentin e sulmit ishte duke shkuar drejt prokurorisë së Durrësit, pasi kishte dalë nga ambientet e Gjykatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?