Rrahja e biznesmenit, hetime në Tiranë dhe Durrës, 9 të shoqëruar
Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me rrahjen e biznesmenit të huaj, Faad Mitri.
Në një njoftim për mediat, Policia njofton se hetimet po zhvillohen në Tiranë dhe në Durrës. Deri tani janë shoqëruar në polici 9 persona.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lidhur me ngjarjen e ditës sotme datë 10.09.2016, ku në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku u përplasen mjetet, tip “Volksëagen” dhe “Mitsubishi ” dhe për pasojë u lënduan nga dhuna dhe me pas u dërguan për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe pasagjeri shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F.M sqarojme se :
Po vijon intensivisht puba për zbardhjen e kësaj ngjarje si dhe për evidentimin dhe atrestimin e autorëve. Në këtë kuadër Forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Tiranës në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore Durrës deri tani kanë bërë shoqërimin e 9 personave lidhur me këtë ngjarje të cilët po merrennë pyetje nga oficerët e krimeve.Vazhdon puna në bashkëpunim nga të dy Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.