Rrahja e të dënuarit, nis hetimi për policët

Një ditë pas ngjarjes në burgun e Fushë-Krujës, ku një i dënuar dyshohet se është dhunuar në ambientet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ka ardhur edhe reagimi nga institucionet.

Pas dyshimeve se Adriatik Lala është dhunuar nga punonjësit e policisë së burgjeve, SHKBB ka nisur hetimin ndaj tyre, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmi konfirmohet për “News24” nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që për ngjarjen në burgun e Fushë-Krujës, reagoi edhe Komiteti i Helsinkit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e djeshme u tha se Lala kishte hematoma në kokë dhe në trup, ndërkohë që hetimi do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?