Rrahja e turistëve në Borsh, ministri Klosi fton për mëngjes familjen spanjolle

Një ditë pas incidentit me turistët spanjollë, ku pronari i një restoranti në Borsh i dhunoi pasi u larguan se nuk u pëlqeu shërbimi, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit i ka ftuar sot për mëngjes.

Ndërsa sot, policia njoftoi edhe arrestimin e pronarit të restorantit, Klosi e ka ftuar familjen para se të largohet nga Shqipëria, me përshtypje që sipas tij nuk janë në traditën shqiptare të mikpritjes.

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë”, shkruan Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?