Rrahja në plazh. Policia: Ishin të dehur. Vajza nuk bëri padi ndaj dhunuesit

Policia e Durrësit ka reaguar sot pas videos së shfaqur në rrjetet sociale ku shihen dy djemë që dhunojnë një vajzë.

Sipas Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur dje në Gjirin e Lalzi dhe personat që shihen në video kanë qenë nën efektin e alkoolit. Po sipas policisë, vajza nuk ka pranuar të bëjë padi ndaj djalit qe e keqtrajton ne plazh.

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e cila bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në”Gjirin e Lalëzit”,  ju bëjmë me dije se:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2016, në”Gjirin e Lalëzit”.

Të dy shtetasit e paraqitur në video kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Policia e Qarkut Durrës me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Përpos kundërshtimeve dhe mosbindjes ndaj urdhrit të Punonjësve të Policisë për ti shoqëruar në ambientet e Policisë  është bërë e mundur shoqërimi I dy shtetasve të shfaqur në video.

Në vijim të hetimeve bazuar edhe më deklarimet e shtetasve të shoqëruar është proceduar  penalisht në gjendje të lirë  shtetasi I.Z. 26 vjeç, banues në Maminas.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se, tek “Gjiri i Lalëzit”, ka prishur qetësinë publike dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë të rendit publik, vepra penale të  parashikuara në nenet 274 dhe 242 të Kodit Penal.

Shtetases së seksit femër i është bërë e ditur që në bazë të ligjit ka të drejtë të bëjë kallëzim në ngarkim të shtetasit I.Z. por me vullnet të lirë nuk ka dëshiruar.

Durrës/Vajza dehet dhe bie pa ndjenja, djali e masakron me grushta (VIDEO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?