Rrahu nxënësin, policia shoqëron mësuesen (VIDEO)

Policia e Shkodrës ka ndaluar mësuesen që dhunoi një nxënës të mitur në Koplik, pas publikimit të një video në rrjetet sociale dhe më pas në mediet online.

Mësuesja e ndaluar është Suela Piranaj, 35 vjeç, nga Shkodra.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën e Matematikës.

Gjatë rrëfimit në polici, mësuesja ka thënë se nuk e ka goditur nxënësin.

Por, ky i fundit, ashtu siç edhe shihet në video, tha se është dhunuar nga mësuesja e vet.

Tashmë mësuesja do të procedohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Për të parë videon klikoni këtu: VIDEO

SHKARKO APP