Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje shiu në pjesën e parë të ditës. Pasdite prite mot i kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 19ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 26ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 27ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verlindor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët i shoqëruar herë pas here edhe nga reshjet e shiut. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 15ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 19ºC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?