Rrëfim i një ushtaraku: U habita, burrat donin të hipnin të parët në helikopter para fëmijëve, ofronin flori!

Nëse "Norman Atlantic" i ngjante Titanikut për nga ferri që përjetuan udhëtarët në të, në shekullin e 21 duket se ajo që ka humbur është humanizmi. Ose jeta është bërë më e çmuar. Sidomos për burrat. Historia e "Norman Atlantic", e cila u end mes flakëve për 33 orë në një det me stuhi nxorri në dritë një anë tjetër. Atë të të mos respektuarit më nëse në fatkeqësi ka fëmijë, gra dhe të moshuar.
 
Një nga ushtarakët e aeoronautikës italiane ka rrëfyer se është habitur nga paniku i burrave, të cilët do jepnin gjithçka për të ikur të parët nga trageti në flakë. Madje edhe para fëmijëve.
 
" Më kanë bërë përshtypje shumë burrat që donin të hipnin me çdo kusht të parët në helikopter. Më ofruan gjithçka deri tek floriri. Por sigurisht prioriteti ynë ishin gratë, fëmijët dhe personat që ishin më keq", ka pohuar Christian Wiersdorf, për Tgcom24.

SHKARKO APP