Rrëfim tronditës i motrës së 21-vjeçares që vdiq në “Qyteti Studenti”: Ja e vërteta
U pretendua se një 21 vjeçare i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, por e motra e së ndjerës tregon anën tjetër të medaljes, duke rrëfyer sesi ka ndodhur në të vërtetë ngjarja në fjalë e cila mori jehonë të madhe edhe për shkak të vonesës së ambulancës. Sipas saj, e motra ka pësuar atak kardiak dhe ka dalë nga konvikti duke u zvarritur për të shkuar tek ambulanca e “Qyteti Studentit”.
“Ju lutem publikoni dhe diçka të fundit që si të vdekurit dhe të gjallët të jenë të qetë. Më kanë dërguar tek një familjar dhe vete çdo gjysmë ore në shtëpi pa u futur në derë, thirra tim atë dhe nga ato që lexova këtu, e pyeta nëse vërtetë ajo kishte pirë fotoksinë, ai më tha, madje mu betua që s’ishte e vërtetë, ajo kishte pësuar atak dhe kishte dalë nga konvikti duke u zvarritur për te ambulanca e Q.S.
Në atë moment prindërit e mi e panë dhe e shtrinë në trotuar dhe babai filloi t’i bënte frymëmarrje artificiale, mamaja shkoi të thërriste ambulancën, por shoferi nuk gjendej.
Një kalimtar ndaloi makinën e tij dhe deshi ta çonte në spital në atë moment shoferi i ambulancës gjendet në një lokal aty pranë e futen në ambulancë dhe i vunë oksigjen. Motra ime e ndjera kërkonte frymën e babit, dua frymën e babit.
I bënë përsëri frymëmarrje artificiale dhe i vendosen prapë oksigjen. Në spital mamanë dhe hallën time i nxorën zvarrë nga spitali.
Babanë e lejuan dhe i thonin ka shpresë, ka shpresë dhe largoheshin për tek pacientët e tjerë. Kur babai u interesua i tmerruar se s’e gjeti vajzën në dhomë, shefja e pavijonit me një indiferentizëm të hollë tha: “Ja aty përjashta ne korridor e ke”, kur në fakt e çuan në morg.
Infermieret përcaktuan se të gjitha shenjat ishin të një arresti kardiak. Më pas komunikimi me shoqen e dhomës shpjegoi se kishte dhimbje të vazhdueshme në krahun e majtë, në komodinë i gjetën disa ilaçe zemre por të panisura.
Më lini të them unë që rri te koka e arkivolit të sime motre, asgjë që thuhet se ajo ka pire fotoksinë s’është e vërtet. Ju përgjërohem pastrojeni emrin e sime motre sa është akoma mbi dhe”.
KOHA JONË SONDAZH

