Rrëfimet tronditëse,16-vjeçarja tregon ngacmimet seksuale nga i ati

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri është tronditëse.

Disa raste të denoncuara në Alo 116, Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, janë sjellë nga gazeta “Shqip”.

“B. është një vajzë 16-vjeçare në klasën e dhjetë, e cila ka telefonuar nga qyteti i Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo jeton në një familje të varfër, ku babai punon me raste, ndërsa nëna shtëpiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vajza thotë se është ngacmuar seksualisht disa herë nga i ati, por nuk ka pranuar të bëjë denoncim në polici.

“Para disa ditësh, unë isha vetëm me babain në shtëpi.

Ai u afrua, ishte i pirë dhe filloi të më prekë.

Më kapi nga gjoksi dhe tentoi të më prekte organin tim.

Unë u largova dhe u mbylla në dhomën tjetër, derisa erdhi mami me vëllain në shtëpi”, shprehet e mitura në denoncimin e saj.

Rasti më i rëndë është i një 9-vjeçari nga Korça.

Ai shfrytëzohet nga daja e tij për të lypur dhe për të kryer akte seksuale me të tjerët.

Punonjësja e Alo 116 tregon se fëmija u ka thënë se ata ishin “xhaxha” të veshur mirë dhe po sipas të miturit, ata i sillte daja, i cili në fund merrte edhe paratë prej secilit prej tyre.

Ndërsa një 15-vjeçare nga Ballshi ka denoncuar mësuesin e saj të matematikës.

‘Unë dua të të ndihmoj ty se je vajzë e mirë dhe bukuroshe’i ka thënë mësuesi, ndërsa ajo i kishte shkuar në shtëpi, pasi ai i kishte thënë se do e ndihmonte me lëndën.

Në këto momente, vajza nisi të bërtiste dhe tenton të largohet në drejtim të korridorit, por aty dera ishte e mbyllur.

Profesori tenton ta prekë përsëri dhe t’i heqë bluzën me zor, por përballet me refuzimin e vajzës dhe të bërtiturat e saj.

Ai i premton se do ta lërë të lirë me kusht që vajza të mos i tregojë askujt për atë çfarë ka ndodhur dhe ai e le të lirë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?