Rrëfimi i picierit që i shpëtoi breshërisë së plumbave që vranë Dritan Lamajn

 

Në videon e kamerave të sigurisë që kanë regjistruar vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj duket edhe një motocikletë. Ajo përlaset me makinën BMW në momentin kur prej saj po qëllohet në drejtim të makinës së Lamajt. Është një shpërndarës picash që plumbat i kalojnë fare pranë. Ai është identifikuar si shtetasi me inicialet A.H. dhe është pyetur nga prokuroria. Ka përshkruar në mënyrë të detajuar se cfarë ka ndodhur, raporton gazeta shqiptare duke iu referuar dëshmisë së tij të bërë në gjykatë më 27 maj të vitit 2014. Megjithatë ai thotë se nuk ka mundur ta shohë vrasësin në fytyrë.

Dëshmia

“Isha duke kaluar nga Komuna e Parisit tek një loto. Jam nisur për te stacioni i fundit i Tiranës së Re dhe kam kaluar nga blloku “Vasil Shanto”. Kur jam futur në rrugicë kam dashur të parakaloj një mjet kam parë plumbat me sytë e mi. Kam qenë me skafandër, kam parë zjarrin e automatikut. Në atë moment e kam mbajtur veten, kam rrëzuar motorin dhe jam ulur në tokë. Kam ulur kokën dhe pasi kam kapur një çikë situatën, kam kaluar në anën tjetër të rrugës. Nuk e kam vënë re mjetin që kam parakaluar pasi e kam pasur mendjen në tjetër vend. Ka qenë pak si shi dhe nuk e mbaj mend fare. Nuk e kam vënë re fare mjetin. Kam qenë me shpejtësi. Është qëlluar nga mjeti në drejtim në krah tjetër të rrugës. Aq sa kam dëgjuar më vonë se në atë moment kam qenë dhe i frikësuar. Për të qëlluar mbaj mend tek dritarja e parë e automjetit. Mund të ketë qenë kallash nga karikatori dhe nga flaka. Personin që ka qëlluar unë nuk e kam parë fare se kam qenë me skafandër dhe kam ulur kokën, jam trembur. Duhet të jetë qëlluar nga dritarja e parë, nuk jam i sigurt. Nga sedilja e shoferit ma merr mendja. Pas të shtënave unë kam qenë në rrugë, kam kaluar në krah tjetër të rrugës. Në atë moment s’po e besoja as vetë që nuk kam plumb në trup. Kam thirrur një çun, i kam thënë: shife ku e kam se në moment isha në gjaknxehtësi dhe në atë moment paska ikur mjeti. Nuk e kam parë se në çfarë drejtimi ka ikur. Ka qenë një lokal aty me verandë jashtë dhe s’ia di as emrin pasi sot e atë ditë nuk kam kaluar aty. Di që kam pirë një herë kafe aty. Parakalimi im ishte në anën e shoferit dhe përceptimi im ishte se mund të kisha marrë ndonjë plumb, pasi e kam pasur tek koka në atë moment kur u qëllua nga makina dhe në atë moment e kam mbajtur veten, kam mbajtur frena, kam rrëzuar motorin dhe jam ulur përtokë nga frika. Kam rënë barkaz deri në fund e mbaj mend tek parukeria avash avash për të mënjanuar pasojat nga goditja. Mund të kenë qënë dy breshëri. Fiks ka qenë moment kur ka ndodhur breshëria e pare unë jam ulur dhe kam bërë këtë veprim. Midis dy breshërive ka qenë një afat kohor në pak sekonda. Nuk kam marrë vesh asnjë gjë dhe kur kam dalë e mor vesh. Momentin që është qëlluar nuk kam parë se ku u drejtuan plumbat dhe në atë moment kam shkuar tek parukieria dhe kam kërkuar ujë. Pasi dola nga parukeria pashë se kishte edhe femra në vendngjarje dhe që po bërtisnin: Dritani, Dritani. Pashë një makinë tjetër që ishte qëlluar, e cila mund të ketë qenë 15 – 20 metra larg makinës që qëlloi. Kam qëndruar aty 7 – 8 minua ose çerek ore, s’e mbaj mend. Kam ikur nga aty dhe jam nisur për tek piceria. Ka qenë një çun që më coi tek piceria dhe më tha hajde se të ndohmoj unë. Më pa të mërzitur dhe të sikletosur, motorin e mori ai dhe më coi tek piceria. Atë natë kanë ardhur më vonë prokurori, duhet të ketë qenë, dhe më kanë çuar në Drejtorinë e  Policisë dhe më kanë pyetur për ngjarjen dhe unë kam dhënë shpjegime për ato që kam parë.

SHKARKO APP