Rrëfimi i vrasësit të kunatës në gjykatë, e braktis familja dhe avokati

Autori i vrasjes makabër të kunatës në Paskuqan ka deklaruar para gjykatës se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur, pasi ka qenë i dehur, ndërkohë që avokati ka kërkuar verifikimin e gjendjes psikike të tij.

Gjykata e Tiranë ka lënë në burg 34-vjeçarin Erdet Çapoku autori i vrasjes makabër të kunatës së tij, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 9 janarit në zonën e Paskuqanit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Lazër Sallaku, ndërsa më herët kërkesa e prokurorisë ishte “Arrest në Burg”.

Qëndrimin pas hekurave, Erdeti e priti i qetë. Askush nga familjarët e tij nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Autori ishte me të njëjtën veshje që kreu krimin, ndërsa më herët gjatë marrjes në pyrtje ka shprehur pendesë. Para gjykatës, ai u shpreh se kishte investuar te kunata e tij dhe te vajza e saj për t’u shkolluar. “Ata nuk më mbështetën dhe më dëbuan. Nuk mbaj mend mirë se çfarë kam bërë, por jam penduar dhe kam qenë në gjendje të dehur”, tha ai para togave të zeza.

Prokuroria ka administruar thëniet e autorit Erdet Çapoku duke kërkuar ballafaqim me vëllain e tij që ndodhet në burg, Elton Çapoku. Ky i fundit i ka kërkuar familjarëve që Erdeti të mos i afrohet vajzës dhe gruas të tij. Por kjo gjë rezultoi e kotë. 34-vjeçari, që dyshohet edhe si përdorues i lëndëve narkotike e kreu krimin, duke pretenduar se kunata e tij ishte fajtore për keqësimin e marr me vëllain dhe nënën e Erdetit.

Erdet Çapoku kishte marrë avokat Arben Gramon, por për faktin se ai nuk kishte ardhur, gjykata caktoi një kryesisht, Maringlen Metën. Avokati kërkoi 30 ditë burg deri në aktin e ekspertimit të gjendjes së tij mendore, por gjykata e rrëzoi duke pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lënë në burg pa afat. Pas ngjarjes Erdet Çapoku ka shkuar në shtëpinë e kushëririt në Laprakë. Derën e shtëpia ia ka hapur vëllai i kushëririt, ndërsa autori i ka thënë që të fshihte biçikletën me të cilën shkoi. Në atë moment, djali i dajës i ka thënë se ka vdekur kunata, por Erdet Çapoku është shtirur sikur nuk dinte asgjë. “Uaaa ka vdekur jo?!!!” mësohet të ketë reaguar 34-vjeçari.

Viktima prej 6 muajsh dispononte edhe urdhër mbrojtjeje, por që nuk mundi të mbijetojë nga agresioni i kunatit të saj. Erdet Çapoku e fotografonte 38-vjeçaren, pasi dyshonte në një lidhje jashtëmartesore. Gjithashtu familjarët e të ndjerës pretendojnë se autori i kërkonte para Enkeledës, duke e shantazhuar se fotot do ia vinte në dispozicion burrit të saj kur të shkonte për ta takuar në burg. Madje Erdeti ishte betuar që do ta vriste kunatën e tij dhe këtë gjë e shprehte hapur edhe te njerëzit e tij të afërm.

SHKARKO APP