Rregullat e reja: Sot dalin pensionistët dhe prindërit me fëmijë

Kjo fundjavë ka nisur me rregulla të reja sa i përket liri-daljes. Pensionistët do të lejohen të dalin sot dhe nesër deri në orën 10:00, ndërkohë q ënjë javë më parë u lejohej të dilnin vetëm të shtunën.

Ndërkohë, që pensionistët të jenë kthyer në shtëpi, nga ora 11:00 deri në 17:30 sot dhe nesër do të lejohet që të dalin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Kështu këtë herë do të jenë edhe burrat që do të dalin, pasi javët e kaluara lejoheshin të dilnin vetëm të dielën nënat me fëmijët deri në 10 vjeç.

Mirëpo, sot dhe nesër nuk do të lejohen të qarkullojnë automjetet private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu një pjesë e bizneseve do të qëndrojnë të hapura. Bëhet fjalë për ushqimoret dhe farmacitë, të cilat do të jenë të hapura deri në orën 17.30. Ndërsa e diela do të jetë e mbyllur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?