Rregullat për taksitë, policia: Gjobat në një urdhër të dytë

Shërbimi taksi u rikthye pas më shumë se një muaji karantinë. Lejimi për të vijuar punën u bë në masa të rrepta. Efektivët e policisë bashkiake janë caktuar për të ushtruar kontrollin për zbatimin e masave nga taksistët.Njëri nga policët e bashkisë së Tiranë shpjegoi kontrollet dhe çfarë u kërkohet taksistëve. Ai tha se deri tani vetëm i kanë këshilluar, deri në një urdhër të dytë nëse do të ketë gjoba.

“Kemi bërë kontrolle për mjetet bazë, si doreza, dezinfektanët dhe maska, klienti të ulet gjithmonë pas diagonal dhe ajri të jetë natyral, jo koncidioner. Taksistët këto 3 ditë kanë qenë tej mase të rregullt, asnjë lloj problemi. Tre ditët e fundit thjeshtë i kemi këshilluar, asnjë masë deri në një urdhër të dytë, thjeshtë këshillime. Kemi konstatuar taksistë që mblidhen, por u kemi kërkuar që të mbajnë distancë sociale”.

Nga policia bashkiake këtë kohë pa pasur një lloj mirëkuptimi për parkimet. “Policia bashkiake është treguar pak tolerante me rastin e epidemisë për shkelësit, kemi vepruar me masa vetëm prej disave që kanë shkelur rregullat që përbëjnë rrezik për qytetarët. Taksitë ditët e fundit kanë dalë, do të veprojmë me masa për vendet që janë rezervuar për taksitë, që të kenë dhe bëjnë punën e tyre”.

 

SHKARKO APP