Rreh bashkëshorten dhe djalin 13 vjeç, arrestohet shijaksi
Ushtron dhunë ndaj djalit të mitur dhe bashkëshortes arrestohet 42 vjeçari në fshatin Kareç të Shijakut.
Ka qenë ora 05:00 e mëngjesit të 18 tetorit 2017 kur 42 vjeçari Dritan Xhafa ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N.Xh. 41 vjeçe dhe djalit të tij të mitur me iniciale M. XH. 13 vjeç.
Mësohet se kishte mbërritur i dehur në banesë. Burime pranë policisë bëjnë me dije se nuk ishte hera e parë që ai ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”parashikuar në nenin 130/ a të Kodit Penal.

