Rrëmbehet një 27-vjeçare në Unazën e Re

 

Është gjetur pas gati një ore 27-vjeçarja që u marrë me forcë me një makinë në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Denoncimi është bërë nga prindërit e saj. Ata kanë shkuar në komisariat ku kanë bërë denoncimin. Nga burime policore u mësua se është gjetur i braktisur në Vorë, automjeti i përdorur nga autorët, një Volkzwagen me targa TR1613U. Për shkak se makina pësoi defekt autorët e kanë braktisur makinën dhe janë larguar me këmbë në zonën e njohur si “shinat e trenit”. Policia tha se ka ndaluar dy autorët dhe ka shoqëruar për në komisariat vajzën e rrëmbyer. Sipas disa burimeve dyshohet se ajo është marrë nga ish-i dashuri H.B. dhe një person tjetër. Policia po merr në pyetje autorët për të zbardhur të gjithë ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?