Rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, në burg 6 persona e dyshuar

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Të dyshuarit dolën para gjykatës për rivlerësim mase sigurie pasi dosja e Prokurorisë së Tiranës kaloi për kompetencë në SPAK.

Policia thotë se rrëmbimi i Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe 49-vjeçari ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden” në Shijak. Një ditë pas ngjarjes Policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Sipas grupit hetimor, arsyeja e konfliktit dhe pengmarrjes së 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 260 kg kokainë që nuk është dorëzuar nga i vëllai, i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?