Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Altin Hajrit, i cili po gjykohet në mungesë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Mësohet se seanca në Gjykatën e Posaçme lidhur me këtë çështje është shtyrë, pasi avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.
Apeli i GJKKO-së në vitin 2025 vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, me të cilin Festim Bexhdili (një tjetër i dyshuar i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës) u dënua me burgim të përjetshëm.
Festim Bexhdili ishte kopshtari i resortit ku u shfaq për herë të fundit gati pesë vjet më parë pengu Jan Prenga. Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe ‘famozi‘ Dritan Rexhepi, i cili dyshohet se e porositi këtë ngjarje gjatë kohës që ndodhej në Ekuador.
KOHA JONË SONDAZH

