Rrëmbimi dhe zhdukja e Prengës! Kopshtari: Si u zhvendos trupi i pajetë nga Range Rover në një makinë tjetër

Festim Bezhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku mendohet se ka ndërruar jetë dhe më pas është zhdukur Jani Prengës, ka rrëfyer detaje. Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2021. Ai ka parë 4 persona të zbrisnin nga një makinë Range Rover. Më pas i kërkonin zhvendosjen e një trupi në një automjet tjetër si edhe një kazëm e një lopatë.
I pyetur nga prokurorët në sallë Bezhdili tha se ishte ndjerë i frikësuar dhe se ishte bindur urdhrave të tyre. Nuk e ka njohur viktimën dhe nuk e dinte se cili ishte personi i pajetë. Por ata i kanë kërkuar edhe një kazëm dhe lopatë që ua ka vënë në dispozicion. Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Behar Dibra, ai ka pasur kontradikta në dëshminë e tij.
Ai është larguar me të njëjtin mjet nga kompleksi. Ai pretendoi se kishte gabuar kur kishte thënë që trupi ishte zhvendosur nga Range Rover në Fiat Doblo, por duke përfshirë edhe një mjet të tjerë. Pra nga Range Rover të një Mercedez dhe më pas te Fiat Doblo.
Bezhdili ka përmendur praninë e Altin Hajrit, i dyshuar dhe i pandehur për këtë ngjarje. Gjatë kohës që këta persona ndodheshin në garazh, u kishte kërkuar llogari 4 personave që ndodheshin në garazh. Kopshtari është i dënuar më herët me burgim të përjetshëm po rigjykohet në apelin e Posaçëm pas vendimit të gjykatës së lartë. /A2cnn/