Rrënimi nga tërmeti, ja tre skenaret për rindërtimin e shtëpive në fshatra
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot tre skenaret që po shqyrtohen për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në zonat rurale.
Ndaj dhe Rama në mbledhjen e qeverisë kërkoi që të hartohet sa më shpejt plani dhe harta e veprimit për këto shtëpi.
Rama: Duhet të bëjmë planin për shtëpitë individuale. Duhet bërë harta e veprimit që ta ndajmë këtë barrë me shoqatat solidare që tu japim hartën, zonën, që procesi të vazhdojë.
Duhet bërë një skemë edhe në Durrës për familje në fshat që janë të gatshme ti rindërtojnë vetë shtëpitë dhe të mos i lëmë të presin pa fund, tu japim një financim.Me një financim në rendin e 20 milion lekëve të vjetra mesatarisht ata janë të gatshëm ta bëjnë vetë, sepse fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush.
Por kuptohet me një supervizionim që të mos bëhen gjëra të pakuptimta. Shtëpitë individuale së bashku me organizatat e solidaritetit njëra rrugë. Rruga tjetër me para në dorë për subjektet që kanë humbur shtëpinë dhe janë të gatshëm për rindërtim.E treta të shikojmë me grupin e planifikimit pjesën tjetër të shtëpive.