Rreshjet e dendura përmbysin Durrësin FOTO
Aktualitet E Hënë, 12 Prill 2021 16:13
Prej më shumë se 30 minuta, Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri, të cilat kanë paralizuar qytetin.
Si pasojë e reshjeve rrugët në disa zona të Durrësit janë përmbytur raporton Oranews.
Më konkretisht qëndra e qytetit gjendet nën pushtetin e ujit, po kështu lagjet 5 dhe 6, si dhe zona pranë stacionit të trenit.