Rrëshqet dheu në Rrugën e Kombit

Për shkak të rreshjeve të dëborës edhe më e vështirë është bërë situata në zonat e thella malore. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se një rrëshqitje dheu është regjistruar në Rrugën e Kombit, duke shkaktuar bllokimin e një korsie të rrugës pranë fshatit Kolsh.

Sakaq, autoriteti thekson se zona është nën mbikëqyrje dhe se janë marrë masat për menaxhimin e trafikut dhe vendosjen e sinjalistikës.

Jo vetëm kaq, por ARRSH nënvizon se shumë shpejt do të ndërhyhet për heqjen e masës shkëmbore.

SHKARKO APP