Rrëshqitje e madhe toke në aksin Përrenjas-Librazhd, rrezikon shtyllën e tensionit të lartë

Autoritetet kanë stakuar linjën e tensionit të lartë dhe po planifikojnë demontimin e shtyllës së tensionit, pasi kjo po rrëshqet për shkak të rrëshqitjes së tokës në aksin Përrenjas-Librazhd, situatë që vijon të rëndohet.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetime kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit VIII në zonën e Dragostunjës, ku ka ndodhur rrëshqitja masive. Hetimi do të fokusohet tek shkaqet që shkaktuan rrëshqitjen, e cila ka dëmtuar rrugën, linjën hekurudhore dhe linjat elektrike, duke rrezikuar më tej sigurinë e qarkullimit.

Institucionet kompetente, në bashkëpunim me prokurorinë, do të verifikojnë gjithashtu lejet për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e tyre. Hetimet nisën pas një denoncimi me pamje filmike të ngjarjes. Objekti i hetimit mbulon të gjithë rrugën nga Peqini deri në Qukës, për shkak të shfrytëzimit masiv të lumit Shkumbin në disa zona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata në segmentin rrugor është përkeqësuar ndjeshëm në orët e fundit, për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së një ure, duke rritur rrezikun për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, autoritetet ndaluan fillimisht lëvizjen e automjeteve dhe më pas edhe qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve të emergjencës, përfshirë zjarrfikëset, policinë dhe ambulancat, për shkak të rrezikut të lartë dhe pamundësisë për të identifikuar zonat e dëmtuara në errësirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?