Rreth 10 të rinj sherr me njëri-tjetrin, dy të plagosur

Një sherr i rëndë është shënuar këtë të martë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lef Sallata, ku janë përfshirë rreth 10 të rinj, ndërsa dyshohet se ka nisur për arsye banale. Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda në kokë, Soni Latifaj dhe Sendi Latifaj. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?