Rrethohen nga policia katër grabitës, por ikin
Katër persona të cilat tentuan të hynë për të grabitur në banesën e një biznesmeni të njohur në Shkodër, janë pikasur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar edhe policinë.
Ngjarja ka nodhur mesditën e së dielës në katin e 3 të një apartamenti në zonën e njohur si “Sahati” pranë godinës universitare, konkretisht në banesën e biznesmenit Saba Rashketa.
Sipas policisë 4 personat tentuan të hyjnë në banesë duke shpërthyer çelsat e banesës. Në këtë moment, kanë qenë banorët e lagjes, të cilët kanë dëgjuar zhurmat dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë, të shoqëruar edhe nga FNSH, por autorët kanë arritur të largohen, pa arritur të futen në banesë.
Policia mbajti të rrethuar për rreth 30 minuta banesën, pasi dyshonte se brenda banesës ndodheshin autorët. Pasi hynë në banesë, forcat e policisë konstatuan se në banesë nuk kishte hyrë njëri.
Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 4 autorëve, ndërsa është vënë në ndjekje të personave të cilët tentuan të grabisnin banesën.
Autorët dyshohet se ishin të armatosur
Në pyetje janë marrë edhe banorët e lagjes, të cilët kanë deklaruar se autorët që tentuan të kryenin grabitjen kanë qenë të armatosur.
4 autoret dyshohet se kane lidhje edhe me disa grabitje te tjera
4 personat dyshohet se janë një grup i strukturuar i grabitjeve në qytetin e Shkodrës. Kohët e fundit janë realizuar disa grabitje, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këta persona.
Ne foto: Momenti i arrestimit te bashkepunetorit te 4 hajduteve
Ne foto: Momenti i arrestimit te bashkepunetorit te 4 hajduteve



KOHA JONË SONDAZH

