Rrethrrotullimi i Kolonjës me sistem ndriçimi, Balluku: Rrisim parametrat e sigurisë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se është vendosur në funksion sistemi i ndriçimit në rrethrrotullimin e Kolonjës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja thekson se po punohet për ndriçimin e rrethrrotullimeve të tjera dhe nyjeve të rrezikshme.
“Punë të vogla e të dobishme. Siguria rrugore gjithmonë në fokus. Është vendosur në funksion sistemi i ndriçimit në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe po punohet për ndriçimin e rrethrrotullimeve të tjera dhe nyjeve të rrezikshme”, shkruan ministrja.
Balluku shtoi se “po ashtu po plotësohet me sinjalistikën e nevojshme vertikale, për të orientuar e informuar sa më mirë udhëtarët, por edhe banorët.
“Puna vazhdon çdo ditë për rritjen e parametrave të sigurisë në akset tona rrugore”, shkruan Balluku.