Rrethrrotullimi i ”vdekjes” në Shqipëri, janë dhjetëra viktima

2021 nisi me aksidente tragjike dhe numri i viktimave që shuhen në rrugët e vendit janë të larta. Rrethrrotullimi në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë qendrës tregtare TEG, është një nga njollat e zeza më të rrezikshme në vend. Në 5 vite, në te njëjtin vend janë shënuar të paktën 50 aksidente, me më shumë se dhjetë viktima. Kreu i policisë së shtetit e ka cilësuar një gabim inxhinierik këtë nyje rrugore.

”Kemi konstatuar probleme që në projektimin inxhinerik të rrugëve që ka kanë sjellë pasoja fatale siç është rreth rrotullimi i TEG-ut ku në një segment kohor prej 3 muajsh ne kemi pasur në të njëjtën pikë 7 aksidente me pasoja fatale”, deklaroi Ardi Veliu më 17 janar 2020.

Alarmi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, vinte pas një periudhe ku aksidentet në këtë rrethrrotullim pasionin njëri-tjetrin. Tre anëtarët e familjes Bibaj humbën jetën tragjikisht qershorin e 2019-ës teksa foristada e tyre kaloi mbi ishullin e rreth rrotullimit duke u përplasur me barrierat e betonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas analizës së policisë rrugore kryesisht të rriskuarit kanë qenë drejtuesit e mjeteve që udhëtonin nga Elbasani në drejtim të Tiranës për shkak të thyerjes së menjëhershme të shpejtësisë nga 110 kilometra në orë në pothuajse se zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?