Rrezik epidemie nga djegia e kafshëve dhe e bagëtive në Gramsh, nis me urgjencë groposja e tyre
Zjarret në bashkinë e Gramshit po përshkallëzohen, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një emergjencë serioze shëndetësore. Flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh, si dhe kanë rrënuar dhjetëra e qindra krerë bagëti që nuk arritën të shpëtonin nga përhapja e shpejtë e zjarreve.
Ministria e Bujqësisë ka nisur groposjen emergjente të kafshëve të djegura, për të shmangur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive. Ekspertët paralajmërojnë se dekompozimi i trupave të kafshëve në temperatura të larta krijon një vatër serioze infeksioni, duke rrezikuar shëndetin e popullsisë së këtyre fshatrave.
Ekipet e emergjencës kanë bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm, duke theksuar se prioriteti absolut është shpëtimi i jetëve njerëzore. Banorët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të largohen drejt zonave të sigurta, për të shmangur humbje të tjera të jetës apo përkeqësim të gjendjes shëndetësore nga tymi dhe ndotja e ajrit.
KOHA JONË SONDAZH

