Rrezik për aksidente, policia propozon heqjen e monopatinave nga rruga

Në Shqipëri monopatinat janë jë trend, por që janë të kthyer në një rrezik për qytetarët dhe automjetet në Tiranë. Shqetësimi është ngritur nga Policia Rrugore, e cila shprehet se përdorimi masiv i mjeteve elektrike, ku modelet e reja ecin me shpejtësi mbi 50 km/orë janë kthyer në burim serioz aksidentesh.

Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete, e për pasojë për policinë rrugore nuk ka bazë ligjore për të vendosur sanksione administrative apo penale.

Zgjidhja e propozuar nga blutë është që këto mjete të largohen nga qarkullimi, ashtu siç ka vepruar edhe Britania e Madhe, shembull i cili pritet të ndiqet edhe nga shtete të tjera për eliminimin e përdorimit në rrugë të këtyre mjeteve.

Sipas efektivëve, ato nuk kanë dalë si qëllim për tu përdorur në rrugë, por që të përdoren në ambiente të mbyllura dhe private, siç mund të jenë hipermarketet, supermarketet, apo ndërmarrjet të cilat operojnë në një distancë jo të shkurtër brenda ambienteve të tyre.

SHKARKO APP