”Rrezik për përmbytje”/Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve: Kujdes nga kushtet e motit
Nisur nga përkeqësimi i kushteve të motit, bashkia e Vlorës nëpërmjet një postimi në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që të kenë kujdes për shkak të kushteve të motit në Vlorë. Bashkia Vlorë i’u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina kur nuk është e domosdoshme.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.
Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.