Rrezik/Në “autostradën” Durrës – Rrogozhinë mund të biesh në pusetë

Që rrugët tona nuk janë të standardeve kjo nuk ka vend për debat, por që që vetë rrugët të bëhën shkak për aksidente kjo po vërtetohet ditë pas dite. Një prej segmenteve më të rrezikshme në këtë drejtim është “autostrada” Durrës – Rrogozhinë. Janë të njihura aksidentet tragjike për shkak të barrierave anësore të ndërprera. Tashmë nga vetë qytetarët vjen një tjetër denoncim për mungësën e sigurisë. Në këtë aks mund të hasësh edhe një puset të hapur në mes të rrugës. “Jemi në autostradën Durrës-Rrogozhinë dhe këtu shpejtësia lejohet me 100 km/h, por tabela duhet bërë 200 km/h se vetëm me atë shpejtësi kalohet pa pengesë kjo gropa. Flm”, – shkruhej në videon që është bërë publike prej një qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?