Rrezikohet Shqipëria nga sulmi rus? Rama: Ne nuk jemi si Ukraina, pasi jemi vend i NATO-s

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me ministrat Peleshi dhe Xhaçka, iu përgjigj shqetësimit të opinionit publik shqiptar mbi pasoja të mundshme në Ballkanin Perëndimor, madje edhe në Shqipëri të sulmit rus.

“E di që ka një pjesë njerëzish që janë të trembur që lufta mund të vijë në Shqipëri dhe ne nuk kemi avionë dhe raketa, por ne nuk jemi në NATO si anëtar për të pasur raketa, por për të pasur një seri prioritetesh, të koordinuara për bukuri me Aleancën, edhe pse kemi plane për investime në ushtri. Kujtoj se po ndërtohet një bazë e NATO-s ku do të kemi avionët aty”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shtoi edhe se “sigurisht po shpërtheu Lufta e Tretë Botërore, është diçka që nuk e parashikojmë dot”.

SHKARKO APP