Rreziku në Elbasan, banorët ecin anës rrugës pa trotuare

Aksi nacional Elbasan-Librazhd, veçanërisht pranë zonave mjaft të populluara si në Mengël apo Fushë Labinot, është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës. Ato detyrohen të rrezikojnë duke ecur anës rrugës për të kryer punët e përditshme, shumë pranë mjeteve që ecin me shpejtësi disa herë më të lartë nga ajo e lejuar.

Pamjet tregojnë se sa e vështirë është lëvizja e banorëve, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, pasi ndriçimi mungon, dhe dritë për këmbësorët bëhen vetëm mjetet që qarkullojnë me shpejtësi mbi normë.

Gjatë paradites, mungesa e policisë rrugore në këtë segment i jep avantazh drejtuesve të mjeteve të kryejnë parakalime të frikshme në një zonë të banuar. Aksi nacional Elbasan-Librazhd është nën mbikëqyrjen e autoritetit rrugor shqiptar, autoritet i cili nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në dekadën e fundit.

SHKARKO APP